Përplasja mes Xhafës e Manjanit
ja emailet e shkëmbyera mbrëmë

Përplasja mes Xhafës e Manjanit<br />ja emailet e shkëmbyera mbrëmë
Kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se Partia Demokratike nuk iu përgjigj kërkesës së ekspertit të OPDAT për të diskutuar draftin, ndërsa LSI kërkoi më tepër kohë përmes negociatorit Ylli Manjani.
 
"Neni duhet të vinte të votohej në komision, pasi kishim edhe pikën e mbetur pezull për formulën e komisionit të vetingut. Është e vërtetë që ka pasur një email që më ka ardhur mua nga përfaqësuesi I OPDAT, por është pjesërisht e vërtetë ajo që tha Vasili, nëse Vasili nuk e ka këtë email unë ia vë në dispozicion, edhe qëndrimin e negociatorit të tij. Nuk mund të përfshihet komisioni në një negociatë politike", u shpreh Xhafaj.   


 
Fatmir Xhafaj beri transparencen e procesit duke bere publik dokumentin qe permbante draftin e eksperteve amerikane dhe europiane për çështjen e vetme të mbetur pezull, sistemin e vetingut. Sipas këtij drafti, ekspertët e huaj i kalonin kompetencat e administrimit të aplikantëve për komisionin e vetingut nga Avokati i Popullit tek Presidenti i Republikes. Ky ishte i vetmi ndryshim qe kerkohej te behej nga Komisioni i Posacem i Reformes Zgjedhore te drejtuar nga zoti Xhafaj, cka do i hapte rrugen votes sot ne Parlament.
 
Por cka ndodhi? Drafti i eksperteve te huaj ka marre miratimin me shkrim te negociatorit te PS. Ky draft nuk ka marrë asnjë pergjigje nga PD, nderkohe qe negociatori i LSI Manjani eshte shprehur me shkrim se nuk mund te jepte ende dakordesine per ate draft. Ne keto kushte, kur dukshem mungonte dakordesia e te gjitha paleve per draftin e nderkombetareve, Xhafaj e kishte te pamundur te mblidhte Komisionin.
 
Ndërsa nga ana tjetër, ministr i Drejtësisë deklaroi se pretendimet e Xhafajt janë shpifje. "Lidhur me një email timin është shpifje shumë e rëndë dhe e papranueshme për mua, Xhafaj ka marrë një email nga OPDAT dhe ai ishte i mjaftueshëm që ai të mblidhe komisionin, përgjigja ime për negociatorët ka qenë në tekst kjo: Unë nuk e di për çfarë rishikimi të tekstit nuk keni rënë dakord, ka shumë ndryshime nga ajo që kemi rënë dakord të hënën, ka ndryshime të propozuara nga zyra e Ramës. Kërkesa ime për negociatorët është injoruar, kështu që unë nuk mund të shprehem as dakord as mosdakord në lidhje më këtë çështje në email, jam në kryesinë e Kuvendit dhe po pres, ky është emaili im", tha Manjani.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike