Paralajmërimet e demokratëve se nuk do lëshojnë sallën e Kuvendit deri në mesnatë, duket se kanë vënë në lëvizje maxhorancën. Burime pranë shumicës parlamentare bëjnë të ditur se po negociojnë me opozitën për gjetjen e një marrëveshje që do çonte në shtyrjen e seancës për ditën e hënë. Përplasja nisi pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë javën e ardhshme diskutimet për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.
Seanca e sotme nisi me debate të ashpra mes Lulzim Bashës dhe Gramoz Ruçi dhe për rrjedhojë solli përjashtimin e kryetarit demokrat nga seanca. Basha refuzon të dalë nga salla, ndërsa bashkë me deputetët e grupit parlamentar janë ngujuar në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Negociatat kanë nisur dhe pritet që përpara orës 18:00 të kësaj të enjte të ketë një vendim për shtyrjen e Kuvendit dhe zhvillimin e seancës për debat për reformën zgjedhore ditën e hënë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com