Përplasja për radarët, LSI: Rama
të shkarkojë Çakon, akuzoi FA

Përplasja për radarët, LSI: Rama<br />të shkarkojë Çakon, akuzoi FA
Pas letrës së Çakos që ngrinte shqetësimin për mos funksionimin e radarëve detarë dhe përgënjeshtrimit që i bëri Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar LSI duke sulmuar Ramën.
 
Endrit Braimllari thotë se Haki Çako ka nxjerrë zbuluar Kryeministrin! Sipas tij, Haki Çako kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.
 
Për Braimllarin, Rama duhet ta shkarkojë Çakon pas sulmit të tij dhe akuzave ndaj Forcave të Armatosura.
 
Policia e Kufirit ngriti alarmin se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me itinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qendra e monitorimit detarë me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë koordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët.
 
Pas letrës me shqetësimet e ngritura nga Haki Çako ka reaguar Ministria e Mbrojtjes duke e përgënjeshtruar.

Endrit BraimllariHaki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron gënjeshtrat e Haki Çakos për mosfunksionimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare.
 
Alibia e Haki Drogës dhe e klanit kriminal që e mban drejtor, kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.
 
Sulmi i tij dhe akuzat ndaj Forcave të Armatosura, që janë krenaria jonë në NATO, janë në fakt dëshmia më alarmante e mosfunksionimit të bashkëveprimit dhe koordinimit qeverisës që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit.
 
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Kryeministri duhet ta shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin