Disa ditë më parë, kreu i PS, Edi Rama në takimet veçmas me të gjithë drejtuesit e qarqeve, u ka komunikuar vendimet e fundit të Asamblesë për papajtueshmërinë e postit të deputetit me postin e kryetarit të partisë në rreth apo qytet. Por "përplasja" më e madhe i ka ndodhur me qytetin e Vlorës, ku kërkon një mandat të ri për kryetar partie, deputeti Eltar Deda. Mësohet se gjatë takimit me Edi Ramën, ky i fundit, i ka kërkuar kreut të PS të Vlorës që të heqë dorë nga mandati për postin e kryetarit të Partisë. Deda nuk e ka pranuar këtë variant të dhënë nga Edi Rama. Madje ka kërkuar të dijë se pse në PS po përdoren standarde të dyfishta, duke pasur informacionin se kreu i PS mbështet kandidaturën e Sajmir Tahirit për PS e Tiranës, i cili njëkohësisht mban edhe postin e deputetit. Vetë Deda tha se vendimin e strukturave më të larta drejtuese të partisë do t'ia komunikojë elektoratit të majtë socialist gjatë mbledhjes që do të zhvillohet në këtë fundjavë në qytetin bregdetar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)











