Përplasje dhe debate të nxehta
mes këshilltarëve në Mitrovicë

Përplasje dhe debate të nxehta<br />mes këshilltarëve në Mitrovicë
MITROVICE- ​Informata për punën 100-ditëshe të kryetarit Bahtiri ka nxitur përplasje të forta midis pozitës dhe opozitës gjatë seancës së Kuvendit Komunal të enjten në Mitrovicë, e cila ka zgjatur rreth shtatë orë.

Ndërsa një pjesë e opozitës kundërshtonte pothuajse gjithë informatën, duke thënë se nuk qëndron ajo që është thënë, pozita ka mbështetur informatën e punës 100-ditëshe të kryetarit Bahtiri.

Ndërkaq, vetë kryetari Agim Bahtiri, ka thënë se të gjitha që janë thënë në informatë janë të sakta, të realizuara dhe po i shohin e prekin qytetarët.

“Madje në informatë nuk janë përfshirë të gjitha punët e mira që janë bërë dhe rezultatet e arritura gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes time”, theksoi Bahtiri.

Gjatë kësaj seance janë zhvilluar debate të nxehta edhe rreth disa pikave tjera të rendit të ditës, siç ishte projekti për ndërtimin e mbikalimit në qendër të qytetit dhe të ngjashme.

Ahmet Demaj, përfaqësues i Nismës Qytetare “Të pavarurit e Mitrovicës”, kërkoi futjen në rend të ditës të projektit për ndërtimin e mbikalimit në rrug ën kryesore në qendër të qytetit, afër “Sheshit të Jasharajve, me arsyetimin se e prishë pamjen e sheshit qendror, dhe e rëndon atë.

Sipas tij, nëse nuk anulohet zbatimi i vendimit për realizimin e këtij projekti, atëherë do të ftohen qytetarët që të protestojnë për të parandaluar këtë.

Mirëpo, kryesuesi Bislim Ymeri, tha se kjo pikë nuk mund të futet në rend të ditës pa kaluar nëpër Komitetin për Politikë dhe Financa , por edhe për faktin se në mbledhjen e kaluar të Kuvendit të Komunës, vendimi për ndërtimin e këtij mbikalimi është aprovuar unanimisht me votat e këshilltarëve të pranishëm e që ishin 34 sish.

Në anën tjetër, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se nuk qëndron ajo që thotë Demaj, pasi që nuk ka reagime e as shqetësime të qytetarëve. Ai bëri të ditur se në atë shesh do të ndërtohet një mbikalim që nuk gjendet askund në rajon dhe se projekti është i detajuar dhe i plotëso n të gjithë kriteret.

Megjithatë, vazhdoi ai, këtë problem do ta shtroj para qytetarëve të Mitrovicës për të diskutuar të shtunën e parë të muajit maj, në një debat publik për të marrë mendimin e tyre.

“Nëse qytetarët i thonë po projektit, atëherë ai do të vazhdoj së realizuari, por nëse i thonë jo, atëherë do të ndërpriten të gjitha veprimet në këtë drejtim, edhe pse unë jam i bindur se qytetarët do ta pranojnë, pasi që ky projekt është në interes të tyre”, tha Bahtiri.

Në vazhdim këshilltarët e Kuvendit të Komunës, miratuan edhe një sërë vendimesh në interes të qytetarëve dhe qytetit. 

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike