Ultrasit e Palermos nuk e kanë kapërdirë dot mllefin nga gjendja e vështirë që po kalojnë, pasi rrezikojnë që të bien nga Kategoria duke sjellë përplasjen me miqtë nga Lazio me fishekëzjarre, mjete mprehëse, shkopinj dhe gurë. Bilanci i përplasjes ka qenë 3 të plagosur, ndërsa 5 mbështetës të vendasve janë arrestuar nga policia.
Skenat e dhunës kanë vazhduar edhe në fushë, ku gjyqtari është detyruar ta ndërpresë ndeshjen për disa sekonda për shkak të reagimit të tifozëve vendas që hodhën fishekëzjarrë në fushë në shenjë mospajtimi me rezultatin 0-3 në favor të Lazios me dy golat e Kloses dhe një të Anderson.
d.b/shqiptarja.com