Sipas raportimeve, dokumenti akuzon Departamentin e Drejtësisë dhe FBI- në për abuzimin me një program mbikqyrje të njohur si Akti i Mbikqyrjes së Inteligjencës së Jashtme gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të 2016-ës.
Dokumenti i hartuar nga komiteti i inteligjenës, mori ditën e hënë votën për tu publikuar, ndërkohë që FBI ka reaguar duke deklaruar se ka patur një mundësi të limituar për ta parë dokumentin. Nga ana tjetër Departamenti i Drejtësisë është shprehur se publikimi i këtij dokumenti do të ishte një akti i jashtzakonisht i pamatur.
Deklarata e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly,për publikimin e këtij dokumenti ka çuar në debate edhe në senat ku demokratët kanë akuzuar republikanët se kanë bërë ndryshime në dokument.
Gjithashtu senatorët demokrat kanë frikë se publikimi i dokumentit mund të jetë një përpjekje për diskreditimin e hetimit mbi lidhjet e fushatës presidenciale të Trump me Rusinë.
d.c./shqiptarja.com