TIRANE- Anëtarësimet e reja në Partinë Demokratike duket se kanë sjellë një tjetër polemik mes kandidatëve apo dhe vetë krerëve të PD. Kjo nga fakti se shpesh seksionet e reja të ngritura pas anëtarësimeve kanë qenë në baza miqësish.
Në këtë mënyrë të afruarit nuk janë regjistruar me qëllim rifreskimin e PD, por se me qëllimin e marrjes së sa më shumë delegatëve, duke garantuar dhe vota për zgjedhjet si kryetar të PD-së. Burimet kanë bërë të ditur se një gjë e tillë ka bërë që realisht të mos dihet se sa janë mbështetësit real të PD-së apo dhe sa nga të rinjtë do të jenë aktiv në fushatat zgjedhore të ardhshme.
Ndërkohë që vetë degët i kanë mbyllur anëtarësimet e reja apo dhe zgjedhjen e delegatëve në konferenca për ti lënë vendin zgjedhjeve për kryetarët e rinj si dhe kryesive të degëve përkatëse.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com