Përse është bërë objekt diskutimi ndërtimi i xhamisë së madhe?
Ndërtimi i xhamisë së madhe është bërë objekt diskutimi, pasi qeveria dhe bashkia i kanë dhënë leje që ajo të ngrihet mbi një lulishte publike e cila ishte dhe monument natyror.
Po përse i është dhënë leja aty?
Vetë komuniteti Mysliman e ka kërkuar këtë truall, pasi para viteve të monizmit, kjo lulishte ka qenë vend faljeje për ritet myslimane, ndaj quhet edhe Namazgja.
A ka pasur një projekt tjetër për ndërtimin e saj?
Kur në krye të bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama, u hodh ideja e ndërtimit të muzeut Multifetar dhe xhamisë së madhe të myslimanëve, pas Pallatit të Kulturës, tek ish-gropa e Ajdin Sejdisë, por pas ndërrimit të krerëve të bashkisë, ky projekt u hodh poshtë.
A e zgjidh kjo xhami problemin e faljes së myslimanëve në shesh?
Jo, vetë drejtuesit e komunitetit mysliman e kanë pranuar këtë gjë. Sipas tyre kjo xhami mund të presë deri në 3 mijë persona, ndërsa ditën e faljes së Bajramit në bulevard janë shumë më shumë se kaq.
/Shqiptarja.com