Përse kanë frikë punonjësit?
Punonjësit e administratës kanë frikë sepse sa herë në Shqipëri ka ndryshim të ministrave, drejtorëve dhe pushtetit, ata kanë qenë të parët që janë larguar nga puna. Disa me dëshirë dhe disa janë shkarkuar për motivacione të ndryshme, ndoshta edhe të paqenë. Ndërsa kur ka reotacione politike, shkarkimi i punonjësve është edhe më masive.

Pse ndodh kjo gjë?
Në shumicën e rasteve për të futur në punë mbështësit dhe përkrahësit e tyrë, të cilët për vite të tëra kanë qenë pranë tyre. Por kjo ndodh edhe për arsye se drejtuesit kanë më shumë besim te personat që ndodhen më pranë tyre ose u rrinë pranë personave që ata u besojnë.

A ka ankesa në gjykatë për këtë?
Sigurisht që ka, por nuk janë masive. Pasi shumë persona nuk bëjnë padi për heqje nga puna në mënyrë të padrejtë. Kjo ndodh sepse prej vitesh qytetarët nuk kanë besim të gjykatat. Por ka pasur edhe nga ata persona që kanë fituar gjyqin, kur janë pushuar padrejtësisht nga puna. Por ata kanë qenë të paktë.