Ndoshta Jennifer Lopez nuk është aq e lumtur me të dashurin dhe jetën e saj, aq sa shfaqet realisht para fotografëve teksa qesh pafund. E kapur “mat” nga paparacët teksa ishte duke folur pasi është ngjitur në jahtin e saj, këngëtarja duket teksa fshin lotët poshtë syzeve të errëta. Por cila është e vërteta? Për cilin qan këngëtarja? Edhe pse nuk harron të shfaqet e lumtur me të dashurin e ri, diçka fshihet në jetën e artistes. “Ajo ka qenë e shoqëruar pak caste më pare nga i dashuri balerin, por sapo ai është larguar për një çast ajo ka filluar të qajë”-shkruajnë mediat amerikane.
/Shqiptarja.com











