Përse u mbajt i fshehtë kushti për
rimbursimin e TVSH-së Kurum-it

Përse u mbajt i fshehtë kushti për<br />rimbursimin e TVSH-së Kurum-it
Përse është mbajtur i fshehtë gjatë procesit të privatizimit fakti që qeveria duhej t’i paguante rimbursim kaq të madh Kurum-it?
Ende nuk dihet në se këtë gjë qeveritarët e dinin paraprakisht, apo kërkesa doli nga Kurum-i pasi paraqiti ofertën më të mirë në tenderin për privatizimin e katër HEC-eve. Ka shumë gjasa që turqit e kanë nxjerrë pretendimin, mjaft të ligjshëm, pasi janë shpallur fitues. E ndodhur në vshtirësi të mëdha, qeveria Berisha ka pranuar edhe këtë kusht, pasi nuk mund të anulonte tenderin, pas anulimit të atij të Albpetrolit dhe paratë i duheshin me çdo kusht.
 
A është serioze situata e borxhit publik, në dritën e shifrave të 5-mujorit?
Serioziteti shfaqet në dy drejtimet: rënia e të ardhurave buxhetore nuk ka të ndalur, ndërkohë që shpenzimet rriten tej parametrave të planifikuar për qëllime elektorale. Me sa duket, Berisha po përgatitet që të lejë një zbrazëti financiare pas tij, që do të vejë në vështirësi, sa i përket marrjes së vendimeve, çdo qeveri pasardhëse. Qeveria vijon të marrë borxhe të brendshme përmes ankandeve të jashtëzakonshme të bonove, ndërkohë që nga jashtë kanë mbetur vetëm disa vende arabe të gatshme të financojnë. 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim