Përshëndet Joleza: “Ishalla
ne me djalë e ju me vajzë”

Përshëndet Joleza: “Ishalla<br />ne me djalë e ju me vajzë”
Menjëherë me zyrtarizimin e kandidaturave për drejtimin e Lëvizjes Rinore për Integrim, ka përshëndetur dhe kryetarja në largim e FRESSH-it, Joleza Koka.
 
Ajo ju uron suksese kandidatëve, falënderon kryetarin aktual dhe po ashtu shfaq edhe preferencë për fituesin.
 
Suksese të dy kandidatëve për kryetar të LRI, koordinatoren e studentëve Floida dhe atë për gjimnazistët Klevi. Përzemërsisht urime dhe Endrit Braimllari për seriozitetin, përkushtimin dhe frymën e bashkëpunimit që ka pasur gjatë viteve të tij si drejtues i LRI. Ka qenë një kënaqësi për ne si FRESSH të kishim mundësi të sillnim së bashku në Tiranë të rinjtë socialistë nga e gjithë bota për Kongresin e IUSY (once in a life kind of event), dakordësimin për kontratën sociale si dhe fushata qytetare të përbashkëta, veçanërisht për zgjedhjet lokale. Jam e sigurt që vullneti i mirë dhe pozitiviteti do të na ndihmojë edhe për kauza të tjera në të ardhmen. Për hir të barazisë gjinore ishalla ju me vajzë dhe ne me djalë këtë herë )”-shkruan Joleza Koka, Kryetare e FRESSH.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat