Një video mjaft argëtuese e një djali të lumtur po bën xhiron e rrjeteve sociale. Protagonisti i videos është aktori dhe producenti i filmave Meir Kamanson i cili mendon t’u dhurojë nga një moment të këndshëm njerëzve të mërzitur duke pritur për një taxi në rrugët e mbingarkuara të New York-ut.

Ndërsa këta njerëz qëndrojnë me duart lart duke kërkuar një taksi ai hidhet dhe i përshëndet me një “qepalla” apo Hi Five siç quhet nga amerikanët. Ai shëtit kështu nëpër rrugët e Neë Yorkut duke argëtuar njerëzit e panjohur të cilët me duart në ajër marrin nga një përshëndetje argëtuese, të shoqëruar shpeshherë me një buzëqeshje që tregon habinë e tyre nga diçka që nuk e prisnin.