Përurohet memoriali i dëshmorëve
Shala:Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Përurohet memoriali i dëshmorëve<br />Shala:Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
PRISHTINË- Në fshatin Negroc të Drenasit, është përuruar kompleksi përkujtimor ‘Pëllumbat e Lirisë’ ku prehen trupat e dëshmorëve dhe martirëve të asaj ane që ranë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Me këtë rast, u tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, edhe pse në këto 15 vite të lirisë shumë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare, u akuzuan dhe gjykuan padrejtësisht.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se lavdia është e kushtueshme, por ky është çmimi i lirisë, dhe se liria nuk njeh tjetër çmim për vendin dhe popujt e pushtuar. Ai tha se sikurse dje ashtu edhe sot është përpjekur që të kuptoj si drojën edhe hezitimin, urtinë dhe guximin për të ecur në rrugën e lirisë.

“Nuk ka dinjitet njerëzor e kombëtarë në kuptimin me të mirë të fjalës pa qenë kombi a njeriu i lirë. Urtia dhe guximi ynë me të cilën u qasëm luftës së fundit me gjithë rreziqet e mëdha që ishin ia dha vendit dhe popullit tonë atë që nuk ia dhanë shekujt e tërë, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Asnjëra pjesë e këtij trekëndëshi magjik as nuk fitohen, as nuk mbrohen pa njeriun apo me mirë të themi pa njerëzit që dinë të qëndrojnë stoikisht e vertikalisht si p ara ofertave të shkopit apo atyre të karotës. E para ofertë përcillet me kërcënime e rreziqe, ndërsa e dyta ka joshjen e mashtrimin, që të dy ofertat nuk u pëlqen qëndrimi i njerëzve vertikal”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se nderimi për të rënët në luftën e fundit është obligim dhe detyrim i përhershëm për të gjallët.

Ndërsa, Ferat Shala, ish-komandant i memorialit ‘Pëllumbi’, tha se pëllumbat e lirisë kanë ndalur kohën në këtë vend dhe janë bërë gurë mermeri e graniti për t’i treguar brezave se si ruhet dhe fitohet liria. Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, ndonëse pas luftës shumë protagonistë u gjykuan padrejtësisht.

“Protagonistët e gjallë të UÇK-së sot duhet të jenë krenar me luftën e tyre sepse kjo ka qenë luftë çlirimtare pse në këto 15 vite disa prej nesh u ndoqën në gjyqe e burgje të padrejta. Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e mbrojtjeve të jetëve dhe shtëpive të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Andaj edhe përpjekjet e fundit për ta anatemuar këtë luftë, me gjykata të veçanta e tribunale, do t’i kapërcejmë siç kapërcyem çdo stuhi dhe shpirti i madh i UÇK-së do të rroj përgjithmonë”, tha Shala.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, tha se me ndërtimin e këtij kompleksi kanë kryer një obligim që e kanë ndaj dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

“Sot ndjehemi mirë të gjithë që sado pak kemi kryer një obligim në ndërtimi të këtij memoriali kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Dhe, jam i sigurt se sikurse kjo pjesëmarrje kaq e madhe që është sot këtu që tregon me së miri se ideali i dëshmorëve ishte ideali i gjithë dëshmorëve të kombit, ky memorial do të jetë vazhdimisht një pikë takim ku do të takohe n shumë bashkëluftëtarë, shumë qytetarë jo vetëm të Kosovës por të gjitha trojet shqiptare, ku do të kujtojnë luftën dhe sakrificën e UÇK-së”, tha Demaku.

Në kompleksin përkujtimore ‘Pëllumbat e Lirisë’, prehen trupat e 22 dëshmorë dhe 36 martirë nga kjo anë që ranë në luftën e fundit. Ndërsa, kontribuuesve në ndërtimin e këtij kompleksi i’u nda edhe nga një mirënjohje.

Marrë nga KosovaPress

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit