Ky vendim është marrë pasi u zbulua një sistem mashtrimi nga ish- ligjvënësia 70 - vjeçare Brown, dhe ndihmësi i saj kryesor. Bëhet fjalë për përdorimin e qindra mijëra dollarëve nga fondacioni “ Një Portë për Arsimimin”, për mbrëmje luksoze, udhetime dhe blerje të ndryshme.
Ajo u shpall fajtore për 18 nga 22 akuzat e ngritura ndaj saj, përfshirë mashtrimet në deklarimin e taksave dhe në raportimin e financave të saj në formularët e Kongresit.
“Zyrtaret e korruptuar publikë minojnë integritetin e qeverisë sonë dhe shkelin besimin e publikut; për këtë arsye hetimi i korrupsionit publik mbetet përparësia kryesore e hetimeve kriminale të FBI-së”, tha përmes një deklarate agjenti i Divizionit Special të FBI-së së Xhaksonvillit, Charles Spencer.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
