TIRANE - Partia Demokratike ka vlerësuar përzgjedhjen e tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, mes 48 kandidaturash. Sipas PD-së, procedura ishte transparente.

Përmes një njoftimi për shtyp, Partia Demokratike “shpreh vlerësimin për kandidatët që u përzgjodhën si dhe besimin se ata, në ushtrimin e mandatit të tyre, do të udhëhiqen nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, jurisprudenca e konsoliduar e Kolegjeve Zgjedhore dhe ligjet e tjera të vendit.”

Në përfundim të njoftimit, PD i uron trupës së Kolegjit të Ri Zgjedhor suksese në detyrën e rëndësishme që marri.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhi sot më short tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Ilir Toska, Andi Civici, Fuat Vjerdha, Valbon Çekrezi, Edlira Petri, Petrit Ceno, Gjinovefa Gaba, Kriton Spahiu janë anëtarët e ri të Kolegjit Zgjedhor, duke u përzgjedhur nga 48 kandidatura. Shorti u hodh në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)