Në Peshkopi zgjedhja e kryepleqeve, apo kryetarëve të lagjeve ka shkaktuar pakënaqësi në të gjithë qarkun. Shkak është bërë ndryshimi i emrave në listë nga ana e administratorëve që kërkojnë të vendosin militantë partie.Kryepleqtë e kanë kthyer Peshkopinë në arenë konfliktesh. Bëhet fjalë për mënyrën se si ata po përzgjidhen. Sipas ligjit për qeverisjen vendore për zgjedhjen e kryepleqve ngarkohet Këshilli Bashkiak, kurse në Dibër janë të angazhuar administratorët e njesive bashkë me administratën.