Pështyn 14-vjeçaren në mes të rrugës/
Në rrezik kontrata 1 mln sterlina e legjendës së Liverpulit

Pështyn 14-vjeçaren në mes të rrugës/<br />Në rrezik kontrata 1 mln sterlina e legjendës së Liverpulit<br>
Ish-lojtari legjendar i Liverpulit Jamie Carragher tha sot se është penduar për “pesë sekondat e marrëzisë” kur pështyu ndaj një vajze 14-vjeçare çka bëri që i të pezullohej nga posti i tij si komentator i Sky Sports.

Ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe Anglisë e pranoi se veprimi i tij ishte “i ulët” dhe mësohet se ai nuk do të shfaqet në ekran këtë të hënë në mbrëmjen sportive.

Kontrata e tij prej 1 milionë sterlinash me Sky Sports është në fije të perit dhe ai është pezulluar gjithashtu edhe nga kanali danez TV3 Sport.

Në një intervistë për Sky News, ai tha: 'Ishte një moment marrëzie, është e vështirë ta shpjegosh, dola jahstë vetes por nuk mund të sillesh ashtu, është e papranueshme. Pendesa ime më e madhe është për vajzën 14-vjeçare që u gjend në këtë mes. Kjo më shkatërron më shumë se çdo gjë tjetër. Kam një vajzë që ka saktësisht të njëjtën moshë dhe nui e dija si do të reagoja po t’ia bënte dikush atë gjë”.  

Momenti kur Carragher pështyn në drejtim të makinës, në dukje i bezdisur

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament