Familja e tij u bë merak dhe lajmëroi policinë kur djali nuk kishte arritur të shkonte në shtëpinë e shokut të tij, për ku ishte nisur. Tony Lethbridge më pas kishte vendosur të paguante një helikopter, pasi iu kishte kujtuar një aksident i vjetër, transmeton Albinfo.ch.
“Fatkeqësisht ai kishte vdekur sepse askush s’e kishte gjetur për pesë ditë dhe nuk doja të më ndodhte me Samuelin. Andaj e porositëm një helikopter dhe e gjetëm për vetëm dhjetë minuta”, ka thënë ai për “Channel Seven”.
Ekipit emergjent i ishte dashur më shumë se një orë për të nxjerrë adoleshentin nga vetura e tij. Ai shpëtoi me disa lëndime të rënda, por mjekët thonë se “ai është me fat që është gjallë”.
d.c./shqiptarja.com








