'Pa bileta për herë të parë pas 21 vitesh', 'Tifozat Kuq e Zi': Hakmarrje tipike e FSHF, nuk duam Evropianin me Serbinë!

'Pa bileta për herë të parë pas 21 vitesh', 'Tifozat Kuq e Zi': Hakmarrje tipike e FSHF, nuk duam Evropianin me Serbinë!

Tifozat kuq e zi në stadiumin Arena Kombëtare

Tifozët ultras të kombëtares, të njohur si ‘Tifozët kuqezi’, kanë njoftuar se kanë mbetur pa bileta për herë të parë që nga krijimi i tyre, pasi FSHF nuk ka bërë prenotimet, pasi kërkon më shumë gjithpërfshirje në stadium. Mbështetësit kuqezinj pretendojnë se kjo është një hakmarrje pasi dolën haptazi kundër organizimit të Evropianit U-21 me Serbinë.

“Të nderuar anëtarë,

Si asnjëherë më parë në këto 21 vite veprimtari të Tifozave Kuq e Zi, jemi lënë pa bileta për ndeshjet e Kombëtares!

Në këto 21 vite, jo rrallëherë TKZ përbënte njerëzit e vetëm që rrinin në shkallët e stadiumit, kur nuk kishte kushte, kur nuk kishte rezultate, ku nuk kishte stadium, ku nuk kishte tifozë, pasi atëbotë përkrahja e Kombëtares konsiderohej marrëzi.

Nëse ekipi kombëtar i futbollit ka pasur një aryse të mos ndihet inferior edhe kur humbja ka qenë e prenotuar, është sepse Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithnjë aty. Janë ndërruar trajnerë, lojtarë e stadiume, ndërsa të vetmit që kanë qenë të përhershëm pranë ekipit kombëtar kanë qenë Tifozat Kuq e Zi.

Tani në vitin 2025, kur jemi kualifikuar dy herë në Europian, dhe kur ekipi kombëtar ka nisur të korrë rezultate, e këssisoj edhe rritjen e kërkesës për bileta, jemi penalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Përmes një emaili që kemi pranuar, pasi disa insistimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të pararezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike,"-thonë fillimisht 'Tifozët Kuqezi'.

Më pas ata sqarojnë edhe pse mendojnë që FSHF nuk u ka siguruar bileta si gjithmonë para ndeshjes me Anglinë.

"Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqertë dhe për më tepër është hakmarrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me serbinë dhe kur dihet që këta të fundit i kemi edhe në grup, në kualifikueset për botëror.

Pra, me gjithëpërfshirjen e saj FSHF-ja nuk mendoi kur nxorri biletat me çmimet e kripura që tejkalojnë edhe çmimin e biletave për finalet e EURO 2024. Për ironi, me gjithëpërfshirje nuk mendoi as kur bëri thirrje për anëtarësim tek klubi i tiofzve, organizem ky i FSHF-së, e që doli me ofertë për “biletë të garantuar” për anëtarët e këtij klubi. Nuk mendoi as për standartin e shqiptarit të rëndomtë, por togfjalëshin “gjithpërfshirje” e përdori për të sulmuar dhe hakmarrë ndaj TKZ-së që nuk nënshtrohet, nuk i bindet, kjo pasi tribuna jonë është SOLD OUT, ndërsa që tribunat tjera ngelen akoma bosh. FSHF po bën të njejtat gabime, dhe mendon se do të ketë rezultat të ndryshëm, por po gabohet rëndë.

Stadiumin dhe përkrahjen ndaj ekipit kombëtar TKZ-së, nuk mund t’ja ndaloj askush, e as FSHF-ja. NE do të jemi të pranishëm aty, do të jemi në Uembli, do të jemi gjithkund për të dhënë mendimin tonë, për të shprehur pakënaqësinë tona. Reagimet tona nuk do të ndalen, ato veçse do të intensifikohen dhe kushdo që gënjehet për të kundërtën me keqardhje por do të zhgënjehet keq.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHKLQIM KORRO: 17/03/2025 22:08

    Është e pabesueshme dhe e pa pranueshme për FSHF vendimin brutal që mori kundrejtë tifozëve kuqezi! Ata janë ajka dhe nderi i kombëtares sonë,janë shpirti inkurajues dhe zemra e këtij kombi ! Mos gaboni ju drejtues të federatës! Të gjithë e duam kombëtaren,ajo është zemra jonë ! Të gjithë kemi dëshirë t'a shohim në stadium , por të lesh jashtë tifozët kuqezi, nuk ka asnjë vlerë!! Tifozat kuqezi të parët dhe pastaj të tjerët me rradhë! Ju uroj çunave fitore të madhe! Me tifozët kuqezi në ballë ! Ata janë Shqiptaria !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Golat erdhën nga gabimet', Armando Broja: Kombëtarja është shtëpia dhe zemra ime, më ka munguar

'Golat erdhën nga gabimet', Armando Broja: Kombëtarja është shtëpia dhe zemra ime, më ka munguar