Me maskë të veçantë me lule dhe pa çadër në shi.

Kështu u shfaq kryeministri Edi Rama sot në kantierin e lagjes së re në Fushë Krujë, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, Rama u tregua i prerë duke thënë se pavarësisht kushteve të vështira të motit puna nuk duhet të ndalet për ndërtimin e shtëpive të reja.

"E dimë që tani në këto kushte vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe do ta bëjmë sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak që të jemi të sigurt. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq", tha Rama. Kurse Bushi u shpreh se po ndërtohen 128 shtëpi individuale dhe se janë në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate. 

Nga ana tjetër kryeministri u ndal te vendosja e maskës e cila duke nisur nga data 15 do të jetë me detyrim për të gjithë në çdo ambient përveç shtëpisë. Teksa iu drejtua njërit punonjës që po e shoqëronte, Rama i kërkoi të vendosë maskën gjatë inspektimeve, duke i kujtuar se është me detyrim.

"Të lutem maskën, është me detyrim. Maska me detyrim kudo vetëm në shtëpi jo", tha Rama.

1602498850_10.jpg

1602498863_rama7.jpg