‘Pa Gjurmë’ i komunikon emrin e zonjës, që dyshohet se është nëna biologjike, përlot 60-vjecari: Ndjehem i lumtur që nuk jam fëmijë jashtë martese

Në redaksinë e emisionit, mbërriti një telefonatë, e cila zbuloi origjinën e gruas që dyshohet se është nëna biologjike e Shpëtim Boçit. Zonja me emrin Asime, e cila ka jetuar në Hekal të Mallakstrës ishte e martuar kur lindi djalin më 16 shkurt të vitit 1960. Nuk dihet se cilat ishin rrethanat që kjo grua nga Vlora u detyrua të braktiste foshnjën, por ajo që ’Pa gjurmë’ ka mundur të mësojë është se Shpëtimi nuk ishte një fëmijë jashtë martese. Ai mund të ketë edhe motra e vëllezër të tjerë. 60-vjeçari i mbytur në lot mes emocionesh shpreson të jetë Asimja, nëna e tij biologjike.

’Ndjehem i lumtur që nuk jam një fëmijë jashtë martese. Uroj të jetë nëna ime dhe ta takoj së shpejti. Jam i emocionuar që mora këtë lajm të mirë nga ju, sot’-, shprehet Shpëtim Boçi

Shpëtim Boçi erdhi në jetë, pak çaste pasi nëna e tij birësuese humbi fëmijën e saj të tretë. Me mendimin se nuk do të bëheshin më prindër, çifti Latif dhe Metulla, nga Kuçova birësuan menjëherë foshnjën, që sapo u braktis nga nëna, që e solli në jetë. Gjithçka nisi dhe përfundoi brenda dyerve të maternitetit të Beratit, ku nëna firmosi dhënien për birësim të foshnjës që erdhi si një shpëtim për familjen birësuese, Boçi. Por fati kishte rezervuar një tjetër surprizë, atëherë kur shpresat humbën u rikthyen. Djali që hyri në shtëpi do të sillte një tjetër gëzim të madh, kur 4 vite pasi u birësua ishte e shkruar mesa duket, që çifti nga Elbasani të bekoheshin me një tjetër fëmijë. Liljana erdhi në jetë në vitin 1964, 4 vite pasi Shpëtimi u birësua. Por kur e gjithë kjo bujari prej fatit dukej se do të gëzonte pafund këtë familje elbasanllie, pas lindjes së motrës, Shpëtimi do të ndihej i tepërt. Me rritjen e tij, nisën edhe dyshimet e para të djalit i cili kuptoi se nuk kishte ngjashmëri me prindërit. Kësaj pyetje që ua drejtonte prindërve shpesh si çengel, nëna i përgjigjej se ai i kishte mbyllur plagët. Shpesh nuk afrohej as nga të afërmit. Kudo që shkonte merrte si shuplakë përbuzjen. Kur nëna ndërroi jetë në vitin 1979, Shpëtimi ishte 19 vjeç. Pas kësaj do të merrte një tjetër rrjedhë jeta e tij. Mesa duket ajo kishte qenë për të I vetmi person që e deshi, pasi pas largimit të saj një hendek i madh zbrazëtie u thellua mes babait birësues dhe motrës. Ajo çfarë Shpëtimin e habit është fakti se në dokumente mban datën e lindjes më 16 shkurt, por familja gjithmonë ia ka festuar ditëlindjen më 29 shkurt. Sot Shpëtim Boçi është një 60-vjeçar dhe bashkë me familjen e tij jetojnë në Greqi prej 20 vitesh. Edhe pse është bërë gjysh, një brengë e mundon ende.

 

VIDEO/ Emisioni i plotë

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip