Dy gra dhe një burrë nga Shqipëria janë arrestuar në Kosovë. Për arrestimin e tyre në Fushë Kosovë policia hasi në vështirësi për shkak se refuzuan t’i binden urdhrave. Burri ishte pa maskë duke mos respektuar masat anti-COVID në Kosovë dhe për këtë arsye policia e ndaloi, por shqiptari bëri rezistencë.

Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqen policët teksa arrestojnë shqiptarin në rrugën 'Dardania' të Fushë-Kosovës. Dy gratë u arrestuan, pasi ndërhynë duke tentuar të pengojnë policët. Dy policët dhe tre të arrestuarit morën ndihmë mjekësore pasi pësuan lëndime të lehta.