Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka marrë sot fjalën në Kuvendin e Shqipërisë duke krahasuar parlamentin sot me atë të vitit 1991. Sipas Kaprit, në atë kohë dhe pse Shqipëria në një kohë të vështirë politike, deputetët zhvilluan 4 ditë debat për qeverinë, ndërsa sot deputetëve iu mohohet e drejta minimale, ajo e fjalës.

“Kryetar, u bënë dy javë që është mbledhur ky parlament, seanca e 5-të dhe fatkeqësisht deputetët nuk kanë të drejtën minimale për të folur. Nuk di të ketë një parlament tjetër që deputetët nuk mund të flasin. Në vitin ‘91 kur u mblodh parlamenti i parë pluralist, kur njerëzit ishin burgjeve e familjet në internim, u bë 4 ditë debat për qeverinë.

Te drejtën minimale ju na e mohoni. Respektoni Kuvendin, kërkojmë vetëm të flasin. Ky nuk është një parlament që mund të anëtarësojë Shqipërinë në BE”, tha Kapri.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve