Pa ngrohje dhe pa mjekë, spitali i Bulqizës në kushte skandaloze, pak ditë më parë një grua humbi trinjakët

Spitali i Bulqizës është bërë problem i herë pas hershëm në kronikat tona. Spitali është shkatërruar.  Mungon ngrohja ndërkohë që temperaturat janë në – 10 gradë. Pacientet e moshave të ndryshme si fëmijë dhe të moshuar, marrin ngrohëse nga shtëpia, pasi kaldajat nuk janë funksionale.

Komedinat që mbahen ushqimet e të sëmurëve, u janë vendosur pllaka trotuari në vend të këmbëve. Ndërkohë në katin e dytë të spitalit ka mbetje spitalore thuajse në çdo cep. Pacientët shprehen se gjendja e spitalit është e mjerueshme, por për shkak të pamundësive dhe rëndimit nga sëmundja detyrohen të qëndrojnë në kushte të tilla.

Problematikat në spitalin e Bulqizës janë nga më të ndryshmet, madje pak ditë më parë një grua humbi trinjakët e saj si pasojë e mungesës së kushteve më elementare (lexo këtu). Atje mungojnë inkubatorët, por problem më i madh mbetët mungesa e mjekëve specialist.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhokonda: 16/12/2018 04:34

    kjo ministrija eshendetesise ben sfilate po spitali bulqizes eshte si kur i ka rene bomba kjo si enveri del gju me gju me popullin shkurt tallet .

    Përgjigju
  • edi: 15/12/2018 00:57

    Per këta trinjake dikush duhet te pergjigjet...3 jete foshnjash te humbura. Te ndodhe jashte vendit behet problem i madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve