Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi u janë gjetur në makinën e tyre një bimë narkotike e llojit kanabis. Sipas policisë në pranga kanë rënë Kristjan Breshanaj 20 vjeç si dhe Nasho Alushi, që të dy nga Vlora, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip Ëolksëagen me targa AA 225 AN u është gjetur një bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, Kristjan Breshanaj nuk dispononte as leje drejtimi të automjetit.