U përplas nga mjeti tip 'Skoda', aksidentohet një 68-vjeçar me biçikletë në hekurudhën e Lushnjës

Një aksident është shënuar paraditen e sotme rreth orës 09:55 në vendin e quajtur ish-postblloku apo kalimi i hekurudhës.

Në hyrjen veriore të Lushnjës një mjet tip 'Skoda fabia' me targa AA 178 YL, i drejtuar nga një 22-vjeçar me inicialet E. D, ka përfunduar duke u përplasur me një nga godinat e hekurudhës shqiptare, ndërsa para se të përplasej ka goditur dhe nje 68-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Shpejtësia e madhe në këtë segment të drejtë, por edhe biçikletat e tregtarëve ambulantë që furnizohen në tregun e shumicës së fruta perimeve janë bërë shpesh herë shkak për aksidente.

Drejtuesi i biçikletës, me inicialet Q. M, është marrë me urgjencë për t'u dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim dhe gjendja e tij sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e saj policia në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit dhe ka shoqëruar të riun 22-vjeçar nga qyteti i Fierit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Në këtë vend është e disata herë që makinat përfundojnë në godinën e hekurudhës. Vetëm një vit më parë një tjetër i ri humbi jetën nga përplasja me këtë godinë, ndërsa sot fatmirësisht nuk kemi viktima.

Ndërkohë më herët dy persona janë vënë në prangat e policisë Lushnje për shkak të aksidenteve rrugore.

Më konkretisht shtetasi më inicialet L. B, banues në Këlcyrë, pasi të dielën në fshatin Eskaj të Lushnjes duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë.

Ndërkohë policia e Lushnjes ka arrestuar edhe shtetasin B. M, 27 vjeç dhe banues në Lushnje pasi në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me një motocikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë drejtuesi i motocikletës ndodhet  në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki