Një 54-vjeçare ka mbetur e plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se gruaja, e cila po lëvizte në këmbë, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar me inicialet E.Sh., i cili nuk kishte leje drejtimi.
54-vjeçarja është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.