74-vjeçarja nga Këlcyra, Paqize Labi jeton në kushte të vështira. Për të kujdeset e bija e cila thotë se ka sakrifikuar të ardhmen e saj te prindërit.
"Kam nënën sakate, shurdhe dhe memece dhe kujdesem për të gjithë ditën, e laj e ndërroj. Kam humbur jetën veç për prindërit. I kam pasur të dy sakatë, babai ka ndërruar jetë, tani kujdesem vetëm për nënën", shprehet e bija Sonja Labi.
Paqize Labi është e vetmja e moshuar në Këlcyrë, që Komisioni i Vlerësimit të Shëndetit, e ka nxjerrë të aftë për punë edhe pse është shurdh-memece dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Kjo familje nuk përfiton asnjë të ardhur! Bashkia e Këlcyrës nuk e trajton me ndihmë ekonomike, ndërsa Instituti i Sigurimeve Shoqërore e ka përjashtuar nga skema e përfitimit te pensionit te posaçëm.
"Unë s'kam asnjë të ardhur. Shkoi një periudhë të gjatë që nëna nuk merr asgjë. Kam aplikuar në bashki, e marr kryetarin në telefon më thotë hajde, kur shkoj nuk e gjej. Kam përfituar një vit KMCAP (pagesë invaliditeti) por më pas ma ndërprenë, vajta për të aplikuar sërish pas një viti dhe doktoresha më vuri kryq në dokumente, më tha 'nëna është e aftë për punë'". Këtë e përforcon edhe e motra që shprehet se "kemi trokitur në dyert e institucioneve por askush nuk na jep zgjidhje".
Në këto kushte mbijetesa e familjes Labi varet nga të ardhurat që vijnë në formë ndihme nga komshinj apo të afërmit. Përmes Report Tv vajzat e të moshuarës apelojnë për ndihmë, ndërsa kërkojnë që nëna e tyre të trajtohet me pension dhe ndihmë sociale.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3959
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor, 12:00
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14
Ketu ku jetoj une,kishim nje vajze shurdh-memece,qe punonte krejt normalisht ne kompanine tone,kishte vetem disa kufizime,por punonte normalisht,por kjo zonja nuk ka punuar asnjehere dhe pervec kesaj ka edhe moshen dhe probleme te tjera.Mendoj qe shteti duhet t'i jape nje ndihme mujore te vogel.Vetem jam kurioze :po vajzat nuk punojne ?Zonja nuk me duket ne gjendje aq te renduar,sa te zere krevatin dhe duhen dy veta patjeter per tu kujdesur.Nuk do ishte keq sikur t'a benin me rradhe,njera te punonte e tjetra te rinte me zonjen,me turne?
Përgjigju