Ka nisur votimi në Kuvendin e Kosovës për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Në seancë gjenden 64 deputetë, ndërsa mungojnë deputetët e opozitës. Duhen të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim.
Komisioni për legjislacion shqyrtoi dokumentacionin e dy kandidateve dhe konstatoi se mund të hidhen në votim.
Votimi për president bëhet me votim të fshehtë. Në raundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në raundin e tretë kërkohen 61 vota për president.
Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje.
Lajmi kryesor:
Nuk ka zgjidhje për presidentin e Kosovës, opozita bojkoton sërish Kuvendin! Dy kandidaturat e reja të Vetëvendosjes votohen me 64 deputetë










