Pa pranuar lëvizjen e lirë Britania 
s'do ketë akses në tregun e lirë të BE

Pa pranuar lëvizjen e lirë Britania <br />s'do ketë akses në tregun e lirë të BE
Nuk mund të ketë treg të përbashkët me Britaninë. Kush dëshiron të jetë pjesë duhet të pranojë liritë themelore duke përfshirë edhe lëvizjen e lirë të njerezve,” ishte kjo deklarata që dhanë nga Brukseli presidenti i Komisionit Europian Junker dhe Donald Tusk.

Kancelarja Merkel u shpreh se duhet të jetë Komisioni Europian ai i cili do të negociojë daljen e Britanisë nga unioni duke e konsideruar situatën shumë të rëndë. Ndërsa Kryemnistri i Italise Renzi tha se Europa nuk duhet të jetë e ashpër me Britaninë por duhet të tregohet e qartë.

27 Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur këtë të mërkurë në Bruksel por për herë të parë në 40 vite kryeministri britanik David Cameron nuk ishte i pranishëm pas votimit të javës së kaluar në Britani për largim nga BE-ja. “ Nuk do të ketë asnjë negocim të BE me Britaninë e madhe nëse nuk zbatohet shpejt neni 50 i Traktatit te Lisbones i cili përcakton daljen e një shteti nga unioni.” Është kjo deklarata e përbashkët e 27 vendeve anëtare të BE.

Të martën Kryeminsitri David Cameron u shpreh se marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë do të vijojë me shtetet anëtare të BE. Një ditë më parë Brukseli votoi daljen e Britanisë por kërkoi që ky process të jetë sa më i shpejtë. Ata këmbëngulin se nuk mund të zhvillohen negociata përpara se Britania të mund të shfrytëzojë zyrtarisht nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, që përbën edhe pikënisjen e negociatave për tërheqjen.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre