Britania do u vendosë veto planeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian nëse nuk do prezantohen rregulla të reja për emigracionin, kjo është ajo se çfarë shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Brukseli e shpalli sot Shqipërinë si vend kandidat për anëtarësim pas ndryshimeve që janë bërë në mënyrën se si drejtohet vendi.
Sipas artikullit të “Daily Mail” David Cameron e ka bërë të qartë se do të bllokojë çdo përpjekje për të lejuar Shqipërinë që të bashkohet formalisht me bllokun me 28 vende, nëse nuk ka kufizime të reja në lirinë e lëvizjes.
Liderët e BE do takohen të premten për të nënshkruar formalisht vendimin për të lejuar Shqipërinë që të nisë procesin e përgatitjes për të aplikuar për anëtarësimin.
Përveç Britanisë edhe Gjermania e ka bërë të qartë se nuk do të lejohet përparimi i mëtejshëm pa përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe pa një gjyqësor të pavarur.
Megjithatë, në shkrkimin e“Daily Mail” thuhet se Downing Street e ka bërë të qartë se do përdorë veton për të bllokuar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së pa rregulla të reja për të parandaluar emirgantët nga vendet e varfra që të vijnë në Britani në kërkim të punës.
Referuar një burimi të afërta me kryeministrin Britanik “Daily Mail” shkruan se "Është absolutisht e qartë se përpara se Shqipëria të anëtarësohet ndonjëherë, do të duhet të aplikohen marrëveshje tranzicionale. Nëse nuk e bëjnë, nuk do i lëmë të hyjnë. Fundi i historisë."
Krzeministri Britanik David Cameron po shtyn përpara idenë se vendet e reja duhet të arrijnë njëfarë niveli të ardhurash për kokë përpara se të hapen kufijtë për vendet e tjera.
Kjo pason shqetësimet në lidhje me fluksin e njerëzve nga vende si Polonia dhe së fundmi Bullgaria dhe Rumania
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com