Lil Wayne është zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve, raporton TMZ pasi reperi është fejuar në fshehtësi.
Sipas burimeve për median amerikane, 44-vjeçari i ka propozuar për martesë një vajze rreth të 20-ave.
Jeta sentimentale e Wayne ka qenë në qendër të lajmeve rozë prej vitesh. Ai ishte më parë i fejuar me modelen La'Tecia Thomas me të cilën u nda në vitin 2020. Ai ishte gjithashtu i fejuar dikur me këngëtaren Nivea, me të cilën ka një djalë. Reperi ka një djalë me Lauren London dhe pati një lidhje shumë të përfolur me reperen Trina.
Pavarësisht vargut të romancave me vajza të njohura, Wayne e ka mbajtur jetën e tij personale shumë më private vitet e fundit, gjë që shpjegon pse fejesa mbeti jashtë vëmendjes për kaq gjatë.
Komente