PAA takim me simpatizantë në Durrës, Agron Duka: S'është çudi të kemi zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklaron se forca politike që ai drejton duhet të jetë gati jo vetem për zgjedhjet vendore por edhe për zgjedhje të parakohshme.

Në kuadër të turit për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Duka në një takim me simpatizantët në Durrës, tha se nuk është çudi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, kreu i PAA-së theksoi se situata politike është e tensionuar dhe vazhdimisht po shoqërohet me konflikte siç është ajo e Rrugës së Kombit, Teatrit Kombëtar, deri tek ngjarjet që kanë perfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.

Duke u ndalur tek objektivat e Partisë Agrare Ambientaliste, Duka tha se forca që ai drejton synon të perfaqësohet me të paktën dy anëtarë në keshillat bashkiak. Duke u ndalur në Durrës aty ku dhe kjo forcë politike synon të përfaqëdohet me mbi tre këshilltarë, Duka akuzoi kryebashkiakun Vangjush Dako për keqmenaxhim të buxhetit të bashkisë, adpak në dobi te qytetarit.

Gjatë takimit kreu i PAA-së i beri thirrje simpatizantëve që t'i bashkohen protestets së opozitës e cila është paralajmëruar se do të mbahet më datë 26 maj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos: 19/05/2018 15:27

    Ma tregon kush? Aeshte Duka i krimit ky mo qe ja ngjiti krimineli shqipar Sali Berisha tani ket hajdut ta gezoj LULUSHKA.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 19/05/2018 09:51

    O duka i drogës o familje hajdute si të ka thën salheu me qindra her e ti tani shkon e lëpihesh te salheu. Sa të jet kjo jet ti s'vjen më kurr në pushtet o familje fundërrin.

    Përgjigju
  • Fatmir: 19/05/2018 09:29

    Edhe te kete zgjedhje te parakoshme,zoti Duka,po shkove pas fustanit te Lul Bashes,perseri asnje cironke nuk ka per te rene ne dore.

    Përgjigju
  • bledi: 19/05/2018 01:29

    shiko enderra o poc

    Përgjigju
  • Ura e Dajlanit: 18/05/2018 21:51

    Ju flet Duka. KLANI "ZEMUNIT", " MALAVITA" Duka i krimit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend