SANTIAGO (KILI) – Një gjykatës kilian, që po heton mbi vdekjen e Pablo Nerudës, që ka ndodhur në 23 shtator të 1973, i ka dhënë urdhër policisë të hetojë mbi ''doktor Price'', i cili, sipas një dëshmitari gjendej me Nerudën, fituesin e Çmimit Nobel, në ditët e tij të fundit të jetës.

Avokati, i cili rihapi çështjen, është i bindur se Neruda është vrarë nga agjentë të diktatorit të hekurt, Augusto Pinochet. Sipas shtypit amerikan, përshkrimi i 'Price' korrespondonte me atë të Michael Townley, një ish-agjent i famshëm i CIA-s. /ANSA/

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)