Pacientët e siguruar
ekzaminimet e shtrenjta falas

Pacientët e siguruar <br />ekzaminimet e shtrenjta falas
TIRANE- Të gjithë pacientët e siguruar mund të përfitojnë pothuajse falas 11 ekzaminimet më të shtrenjta që ofron Qendra Universitare Spitalore "Nënë Tereza". Këto shërbime janë përfshirë në skemën e rimbursimeve dhe të sëmurët paguajnë vetëm 10 % të kostos së tyre. Instituti i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) e mbulon në masën 100 % këtë shërbim për invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët, fëmijët deri në 1 vjeç si dhe ata që vuajnë nga TBC dhe CA. Ata ofrohen për të gjithë pacientët ambulatorë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", nëse ndjekin sistemin e referemit dhe plotësojnë dokumentacion e kërkuar. Ekzaminimet e shtrenjta siç janë: Rezonanca magnetike pa kantrast dhe ajo me kontrast, skaneri i kokës dhe i trupit (me dhe pa kontrast), mamografia, litotripsia, angiografia, koronografia, fibrosteoscopia si dhe fibrocolonoscopi kanë një kosto reale tepër të lartë duke filluar nga 3.800 lekë të reja deri në 40 mijë lekë të reja. Por nëse një pacient është i pajisur me librezë shëndetësore ai përfiton nga skema e rimbursimit dhe paguan për këto ekzaminime të shtrenjta vetëm 10 për qind të kostos reale të tyre. Dokumentacioni që duhet të plotësojë një pacient që paraqitet ambulatorisht në QSUT është: dkumenti i identifikimit (pasaportë ose certificatë me fotografi), libreza e shëndetit, rekomandimin nga mjeku i përgjithshëm dhe ai i familjes, rekomandimin nga mjeku i spitalit si dhe rekomandimin e firmosur nga shefi i klinikës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë