Kryetarja e Komitetit të Kulturës në Parlamentit Evropian, Doris Pack MEP (CDU - Gjermani) ka dënuar ashpër veprime të qeverisë shqiptare për të zëvendësuar rregullatorët e medias në vend.

"Zëvendësimi i anëtarëve të këshillit të Autoritetit Audiovizual të Medias ngrë pyetje serioze mbi pavarësinë e ardhshme të peizazhit të medias shqiptare dhe kërcënon të prishë përpjekjet e vendit për të kaluar në një sistem të TV dixhitale", tha Pack.

"Pavarësia e rregullatorëve të medias është një standard kyç evropian që duhet të respektohen", theksoi ajo. "Vetë Parlamenti Shqiptar është angazhuar që të mbështesë dhe të garantojë integritetin dhe pavarësinë e Autoritetit Audiovizuale Media. Parlamentarët shqiptarë janë shprehur për të respektuar këto fjalë", tha Pack duke iu referuar rezolutës së parlamentit shqiptar, që u miratua më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Një peizazh modern i medias bazohet në një autoriteti rregullator të pavarur, pavarësi e domosdoshme për rrugën e Shqipërisë drejt një kombi modern, duke respektuar standardet evropiane", ka thënë Pack.

Shumica në pushtet, ka paraqitur në parlamentin shqiptar amendamente për ligjin audiovizual i cili, nëse miratohet, do të çojë në shkarkimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Medias Audiovizuale shqiptare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)