TIRANE - Përmes një postimi në Facebook, Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar sesi presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbyev, i ka folur Edi Ramës për figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai i ka sugjeruar kryeministrtit të përdorë figurën e tij në simbolet kombëtare.
Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ka mbetur i impresionuar edhe me paraqitjen e Edi Ramës në takim.
“Ju duhet ta përdorni figurën e jashtëzakonshme të Skënderbeut në imazhin tuaj kombëtar”, i tha Edi Ramës, Nursultan Nazarbajev.
“Takimi i tyre i parë në një vizitë zyrtare ku dhe unë mora pjesë, ishte shumë i ngrohtë dhe hapi pista të reja bashkëpunimi. Jam shumë i lumtur që një marrëveshje e gjerë transporti midis dy vendeve u diskutua në këtë takim.
Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon nga Ballkani Jugperëndimor, përkatësisht Shqipëria dhe Kosova.
Hekurudha që lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Ky projekt i jashtëzakonshëm me rëndësi strategjike, veçanërisht për Kosovën do të shqyrtohet për t’u investuar nga Kazakistani dhe ne po lobojmë për ta realizuar këtë. Ky projekt është thelbësor për Unionin Ekonomik me Shqipërinë, një ide e kahershme e imja. Bashkëpunimi në fushën e transporteve, në atë të turizmit, në kërkimin e naftës, në miniera, u diskutua dhe në takimin me kryeministrin e vendit. U ndjeva krenar për performancën brilante të kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë, që hap perspektiva të reja investimesh etj. Shumë shpejt presidenti Nazarbajev do të vizitojë Shqipërinë së bashku me një grup investitorësh kazakë. Investimet kazake po kërkojnë hapësira të reja në Bashkimin Europian, në vendet tona dhe vëllimi i tyre në botë sot arrin në 26 miliardë dollarë.
Shqipëria, kombi shqiptar kanë burime të mëdha natyrore dhe njerëzore, por kanë nevojë urgjente për investime. Shqipëri më e fortë me shumë investime të huaja, do të thotë një komb më i fortë”, shprehet Pacolli.
Lideri i AKR-së, po qëndron për vizitë në Kazakistan bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18