Pacolli "tradhton" Thaçin, LDK dhe
AKR "lidhin" koalicion paszgjedho

Pacolli "tradhton" Thaçin, LDK dhe<br />AKR "lidhin" koalicion paszgjedho
PRISHTINE - Fushata parazgjedhore e cila ka filluar nga kryeministri Thaçi muaj me parë, si duket ka filluar ta ndryshojë ritmin edhe nga partitë e tjera. Behxhet Pacolli, i cili është në bashkëqeverisje me PDK-në e Thaçit, në zgjedhjet e ardhshme po mendon të largohet nga Thaçi dhe të hyjë me LDK-në.

"Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit. Pas takimit të sontëm ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanë ngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes të qytetarëve të Kosovës. LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim", thuhet në një deklaratë të dërguar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike