Pacolli: Rruga e Kosovës për anëtarësim në KE, e pandalshme

Pacolli: Rruga e Kosovës për anëtarësim në KE, e pandalshme

Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologia e tij kroate, Marija Pejqinoviq Buriq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar homologen e tij kroate, Marija Pejqinoviq Buriq, për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës nga Kroacia, shtet me të cilin tradicionalisht, Kosova ka pasur marrëdhënie të afërta dhe strategjike.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se kjo krijon një mundësi të re dhe rrethana të favorshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Rruga e Kosovës drejt KE-së është në drejtimin e duhur dhe e pandalshme, përderisa synimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Misioni dhe vlerat që mbron KE e plotësojnë aspiratën tonë për integrim në Evropë. E falënderoj, gjithashtu shtetin tonë mik, Danimarkën që deri më tash e ka pasur kryesimin e KE-s.

Behgjet Pacolli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni