Pacolli tërhiqet nga ”pazari”
për shtëpinë e Krasniqit

Pacolli tërhiqet nga ”pazari”<br />për shtëpinë e Krasniqit
PRISHTINE- Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është tërhequr nga pazari për të blerë shtëpinë e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Por ka vazhduar ta akuzojë Krasniqin, se shtëpinë nuk e ka bërë me para të djersës.

“Nuk kam ndërmend të blej shtëpitë e gjithë atyre që i kanë ndërtuar këto vite pas çlirimit, pa djersë, por duke abuzuar me detyrën. Kështu do i binte sikur pastroja paratë e tyre dhe nxija të miat që i kam fituar me djersën time dhe të familjes sime”, ka shkruar Pacolli.

Kësisoj, Pacolli duket se i ka dhënë fund debatit që ka plasur këto ditë mes tij dhe Krasniqit, e që ka përfshirë akuza të rënda mes tyre. Krasniqi i kishte thënë se Pacolli kishte paguar për postin e Presidentit, për të devijuar më pas tek shtëpia e Krasniqit, që Pacolli e quante milionëshe. Krasniqi i pati thënë se do ia shiste 1 milion, e 600 mijë euro prej tyre do i shpërndante për të pastrehët. Pacolli fillimisht kishte thënë se do e blinte atë.

“Unë doja thjesht të bëja shembull dikënd prej tyre. Unë thjesht doja që me paratë nga blerja e shtëpisë të realizonim një akt drejtësie sociale. Por tash është koha kur ligji të veprojë për të gjithë ata që janë pasuruar jashtë ligjit në gjithë këtë periudhë. Unë do të punoj për institucione dhe ligj të fortë”, ka shkruar Pacolli në Facebook, ku ka shtruar një pyetje për ndjekësit e tij.

“Ju vetë çfarë propozoni se duhet të bëjë shoqëria dhe shteti ndaj gjithë këtyre politikanëve?'”.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike