Pacolli uron kryeministrin Rama, popullin dhe politikën shqiptare

Zv.Kryeministri i Kosoves, Behgjet Pacolli
PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Presidenti i Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, popullin shqiptar dhe politikën shqiptare për marrjen të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Dita e sotme tregon edhe një hap të madh historik të popullit shqiptar. Deshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për Ju dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë me rastin e marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian", thuhet në urimin e presidentit Pacolli drejtuar kryeministrit Rama dhe popullit shqiptar.
Më tej, presidenti Pacolli, duke marrë parasysh vullnetin e tij, por edhe të Aleancës për Kosovë të Re, në procesin e integrimeve në BE të vendit, shpreh gëzimin e tij për suksesin e Qeverisë shqiptare, lajm ky i mirë edhe për Kosovën dhe për perspektivën e saj evropiane.
Në urimin e tij, presidenti Pacolli thekson se çdo përparim i Shqipërisë është përparim i kombit. "Shpresojmë që edhe Kosova do të fitojë shumë shpejt lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian për rininë tonë, për qytetarët tanë", thuhet në urimin e presidentit Pacolli. /gj.m//a.ke/
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç