TIRANË – Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së në Kosovë, duke uruar nëpërmjet një letre, kryetarin e LSI-së, Ilir Metën, për suksesin “që do të mbahet mend gjatë dhe jo vetëm nga ju”, siç shprehet ai, vë në dukje se tani “ka shumë punë dhe projekte që na presin për jetësimin e njëlloj Unioni ekonomik midis vendeve tona nëpërmjet një strategjie të përbashkët kombëtare.”
 
“Rezultati juaj është mjaft inkurajues për çdo parti të re apo që nuk është pjesë e të ashtuquajturave parti të mëdha,”- thekson Pacolli, -“ por ajo që unë dua të veçoj nga fushata juaj ishte përdorimi me sukses i gjuhës ekonomike, i mbrotjes dhe përfaqësimit të interesave të biznesit, I ideve për nxitjen e punësimit për rininë”.  
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)