Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi

Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi

Behgjet Pacolli, Hashim Thaci dhe burgu ku mbahet ish-presidenti kosovar

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka realizuar një vizitë në Hagë, ku takoi ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim.

Në një postim në Facebook, Pacolli bëri të ditur se gjendja morale dhe fizike e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte e mirë, duke shprehur besimin e tij në procesin gjyqësor.

“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi,” shkroi Pacolli.

Kjo vizitë e Pacollit vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon.

Pacolli është një prej liderëve politikë që ka mbështetur publikisht drejtësinë për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Gjykata Speciale në Hagë është krijuar për të trajtuar akuzat për krimet e supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritura ndaj disa liderëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo gjykatë ka ngjallur diskutime dhe ndasi në opinionin publik, me disa që e shohin si të nevojshme për drejtësi dhe të tjerë që e konsiderojnë të padrejtë ndaj luftës së Kosovës për liri. /Telegrafi/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?