FIER- E gjithë struktura e Partisë “Aleanca Demokratike” në qytetin e Fierit është shkrirë, pasi kreu i kësaj force politike është larguar duke iu bashkuar LSI-së. Kjo ka bërë që anëtarësia e kësaj partie t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i PAD në Fier, Artan Koçi, tha se “bashkohem me LSI si forca e vërtetë politike në vend”.
 
Sipas tij, vendimi që e ka nxitur të bëjë këtë lëvizje ka qenë drejtimi jo i drejtë sipas tyre i lidershipit të Aleancës Demokratike për të vazhduar me PD-në.
“Kontributi ynë në LSI do të jetë i madh”, tha Koçi.
 
Nga ana e tij, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se “LSI është një derë e hapur për të gjithë vlerat intelektuale dhe vendimi i degës së PAD tregon frymën që ekziston për rotacionin”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)