Padi e re/ Diddy ka varur një grua mbi ballkonin e katit të 17-të?!

Padi e re/ Diddy ka varur një grua mbi ballkonin e katit të 17-të?!

Një grua ka paditur Sean “Diddy” Combs, duke e akuzuar atë për mbajtjen e saj (të varur) mbi ballkonin e katit të 17-të të banesës së ish të dashurës së tij, Casandra “Cassie” Ventura.

Ajo kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim për shqetësimin emocional që ka pësuar, duke përmendur këtë incident si një nga momentet më dramatike të abuzimit. Padia përmban akuza të tjera, duke pretenduar një model të përhapur të abuzimit ndaj grave, burrave dhe të miturve nga Combs.

Përfaqësuesit ligjorë të Combs kanë mohuar akuzat, duke thënë se ato janë të pabaza dhe se këto pretendime janë ngritur që nga viti i kaluar, kur gruaja, e cila është identifikuar si Bongolan, ka kërkuar përfaqësim ligjor për të ndjekur padinë. Ata kanë theksuar se Combs është i bindur se akuzat do të rrëzohen në fund.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Laringiti te fëmijët, simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni / Ylli Merja: Ja si ta trajtoni në mënyrë natyrale

Laringiti te fëmijët, simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni / Ylli Merja: Ja si ta trajtoni në mënyrë natyrale