Padi kryebashkiakut Krosi
IKMT: Lejoi 7 ndërtime pa leje

Padi kryebashkiakut Krosi<br />IKMT: Lejoi 7 ndërtime pa leje
PESHKOPI - Ilir Krosi i Peshkopisë është një tjetër kryetar Bashkie që do të vihet nën hetim për shpërdorim detyre. Kjo, pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e kallëzoi në Prokurori për lejimin e ndërtimeve të paligjshme në të paktën 7 raste në territorin e kësaj bashkie. 

Po me akuzën e shpërdorimit të detyrës u dorëzua kallëzim edhe për kryeinspektorin aktual të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Peshkopi, Gafur Gazidede si dhe dy ish-kryeinspektorët e këtij inspektoriati, Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.

“Janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit”, thuhet në njoftimin e IKMT-së.

IKMT: Krosi dhe kryeinspektoret nuk moren masa per ndertimet pa leje ne qytet
Sipas kallëzimit që Inspektoriati në varësi të Ministrisë së Brendshmë ka dorëzuar në organin e akuzës, kryetari i Bashkisë Ilir Krosi jo vetëm nuk ka marrë masa për të parandaluar ndërtimet pa leje, por as nuk ka kryer kontrolle në terren përmes Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në këtë Bashki.
 
“Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij të kallëzuar, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra. Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të kryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit”, thuhet në njoftimin zyrtar të IKMT-së.

IKMT: Te pezullohen nga detyra kryetari i Bashkise dhe kryeinspektori Gazidede
Në përfundim, IKMT i kërkon institucioneve të drejtësisë që të marrin masa për pezullimin nga detyra të kryebashkiakut Krosi dhe Kryeinspektorin Gafur Gazidede, porsa kohë janë në hetim për “shpërdorim detyre”.

Vendorët
Kryetarët e Bashkive më të mëdha të vendit, po përgatiten për përballjen ligjore që do të kenë në ditët në vijim në Prokurori pas akuzave të ngritura nga IKMT. Ilir Krosi i Peshkopisë, ishte i pari nga kryebashkiakët demokratë që vihen nën akuzë nga IKMT, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë vendorë të zgjedhur nën siglën e PS-së dhe kanë mbi dy mandate që drejtojnë. I pari që u vu nën akuzë ishte kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika i cili pasi mbylli një seancë gjyqësore me një grup qytetarësh të Vlorës u akuzua për dhënien e lejes për një pallat shumkatësh. Ndërkohë që pas tij nën akuzë u vu kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo. Akuza ndaj tij lidhej me abuzimin që ishte bërë për shpërndarjen e banesave sociale.

Dy ditë më parë IKMT vuri nën akuzë kreun e Bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime për dhënien e një leje ndërtimi në mënyrë abusive, akuzë e cila nuk u pranua nga vetë Bime. Ndryshe nga kolegët e tij, kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi dha vetë dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte vendimi më i mirë që mori për veten, duke këshilluar edhe kolegët të vepronin si ai pasi karriket të cilat ata mbanin nuk ishin të përjetshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë