Kreu i Opozitës Lulzim Basha kërkon nga gjykata të pushojë padinë e ngritur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ndaj tij, pasi sipas Bashës nuk ka vepër penale.

Këtë pretendim ai e paraqiti nëpërmjet avokatit Spiro Dodbiba në seancën e konkluzioneve.
 
Këtë të hënë Basha nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa aty ndodhej Ministri Beqja.

Por për Beqjan gjykata duhet të veprojë duke dënuar shpifjet e Bashës, pasi ai kërkon dëmshpërblim monetar. 

Seanca ku pritet vendimi i gjykatës u la më 14 qershor, ndërsa kjo ishte padia e dytë e ministrit të Shëndetësisë ndaj Bashës pas asaj të pushuar nga gjykatësi Lazër Sallaku.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)