Padia e Beqajt për shpifje, Gjykata
shpall të pafajshëm Lulzim Bashën

Padia e Beqajt për shpifje, Gjykata<br />shpall të pafajshëm Lulzim Bashën
U padit për fyerje dhe shpifje nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj fiton pafajësinë në gjykatën penale të Tiranës kreu i opozitës Lulzim Basha.

Pas tetë seancave gjyqtari Lazër Sallaku vendosi të shpallë të pafajshëm Bashën, ndërsa prokuroria në konkluzionet e saj kërkoi pushimin e padisë pasi mungonin elementët e veprës penale.

Prokuroria dhe Gjykata legjitimuan shpifjen si një mënyrë e të bërit politik reagoi Beqa menjëherë pas vendimit.

Prokuroria dhe Gjykata bashkë konfirmuan se ata që merren me politikë për nevoja të politikës mund të shpifin, u legjitimohet që të shpifin, por gjëja më e rëndë që u vendos sot me këtë vendim është se kjo qenka e shëndetshme për publikun. Sigurisht që unë do ta vazhdoj këtë përpjekje timen që ka në themel ringritjen e institucionin e fjalës së lirë në Shqipëri” tha ai.

Basha u padit pas akuzave që bëri në drejtim të ministrit Beqaj nëntorin e 2015, duke e akuzuar atë për vjedhjen e 31 milion eurove.

Ky ishte procesi i dytë i zhvilluar midis Ministrit Beqaj dhe kreut të Opozitës Basha pas atij të të pak muajve më parë ku për të njëjtat akuza gjyqtari Sallaku vendosi të pushoj padinë me argumentin se Ilir Beqaj nuk u paraqit në seancë.
 
Ilir Beqaj e paditi Lulzim Bashën pas deklaratave të tij se Ministri i Shëndetësisë ka vjedhur 31 milion euro, akuzë pas së cilës Beqaj këkroi vërtetimin e tyre.

Ai e konsideroi kreun e Partisë Demorkatike Lulzim Basha një gënjeshtar publik përsëritës


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare